
Kina lëshoi sot një paralajmërim për turistët kinezë që udhëtojnë për në Shtetet e Bashkuara, sipas një deklarate nga Ministria e Kulturës dhe Turizmit të vendit, në sfondin e vendosjes së ndërsjellë të taksave të larta doganore midis dy vendeve.
Ministria tha se u kujton turistëve kinezë të vlerësojnë rreziqet e udhëtimit në Shtetet e Bashkuara dhe të tregojnë kujdes, duke përmendur “përkeqësimin e fundit të marrëdhënieve ekonomike dhe tregtare Kinë-SHBA dhe situatën e sigurisë së brendshme në Shtetet e Bashkuara”.
“Për shkak të përkeqësimit të fundit të marrëdhënieve ekonomike dhe tregtare midis Kinës dhe SHBA-së dhe situatës së sigurisë në SHBA, ne i bëjmë thirrje turistëve kinezë të vlerësojnë me kujdes rreziqet që lidhen me një udhëtim në SHBA dhe të tregojnë kujdes”, thuhet në deklaratë.
Top Channel