Shembja e kullës në Romë, ndërron jetë punëtori pas 11 orësh nën rrënoja						
								
			Administrata Trump vendosi sanksione që synojnë programin bërthamor të Iranit, vetëm disa ditë para fillimit të bisedimeve midis Uashingtonit dhe Teheranit në Oman.
Raundi i fundit i sanksioneve synon pesë entitete dhe një individ në Iran të akuzuar për mbështetjen e programit të tij bërthamor.
“Ndjekja e pamatur e regjimit iranian për armë bërthamore mbetet një kërcënim i madh për Shtetet e Bashkuara dhe një kërcënim për stabilitetin rajonal dhe sigurinë globale”, tha në një deklaratë sekretari i Thesarit Scott Bessent.
“Thesari do të vazhdojë të përdorë mjetet dhe autoritetet tona për të penguar çdo përpjekje të Iranit për të çuar përpara programin e tij bërthamor dhe axhendën e tij destabilizuese”, shtoi Bessent.
Edhe pse Presidenti Donald Trump ka kërkuar dialog me Iranin, administrata e tij ka vazhduar fushatën e saj të presionit maksimal të sanksioneve që filloi në mandatin e tij të parë.
Në një opinion në Washington Post, Ministri i Jashtëm iranian Seyed Abbas Araghchi tha se “këmbëngulja e administratës për të rifilluar politikën e ‘presionit maksimal’ përpara çdo ndërveprimi diplomatik” ka rritur mosbesimin dhe dyshimet e Iranit për “sinqeritetin e synimeve” të SHBA-së.
Top Channel