Tri anije italiane janë ankoruar në Portin e Durrësit, duke sjellë një mesazh të fortë bashkëpunimi dhe solidariteti mes dy vendeve tona.

Ceremonia u hap fillimisht në bordin e anijes historike “Amerigo Vespucci”, e njohur si një nga anijet më të bukura në botë, që tërheq vëmendjen me velat tradicionale. E ndërtuar në vitin 1931, kjo anije shkollë është kthyer në një simbol të trashëgimisë dhe profesionalizmit detar italian.

Një tjetër anije e ankoruar në port është katamarani “Lo Spirito di Stella”, një anije të veçantë, e përshtatur për të garantuar akses dhe lëvizshmëri për personat me aftësi ndryshe.

Kulmi i ceremonisë ishte dhurimi nga shteti italian dhe marrja në dorëzim nga Forca Detare shqiptare e anijes patrulluese “Libra”, një dhuratë nga shteti italian që do të kontribuojë në forcimin e sigurisë detare.

Kjo anije e teknologjisë së fundit është ndërtuar për misione patrullimi dhe mbrojtjeje në ujërat territoriale.

Anija “Amerigo Vespucci”, e cila rikthehet në Durrës pas më shumë se dy vitesh do të qëndrojë e hapur deri më 10 prill, ndërsa anija Libra deri më 21 prill.

Top Channel

PORTOKALLI Portokalli - AG SHOW - Bileta