“Të humbasësh BE-në për mustaqet e Çelos…”, Rama u përgjigjet komentuesve në FB: Nëse nuk futemi, humbasim mbi 1 mld euro në vit

08/04/2025 08:46

Kreu i qeverisë Edi Rama u është përgjigjur live pyetjeve të adresuara në platformat sociale.

“Me këtë nivel korrupsioni futja në BE është utopi, jo se humbasim diçka  të madhe”, ishte një tjetër koment i adresuar ndaj kryeministrit.

Sipas Ramës nëse do të ishte utopi, BE nuk do të kishte caktuar një afat për vendin tonë për t’u bërë pjesë.

“Po të ishte utopi nuk do na jepnin një datë apo një afat, e kanë bërë sepse nuk jemi vetëm ne që duam të hyjmë, por dhe BE që do të na marrë për shkak të situatës së re gjeopolitike.

Të thuash që ne nuk humbasim gjë, do të thotë që nuk kupton gjë nga futja në BE.

Ne humbasim mbi 1 mld euro në vit, nga të cilat 90% janë grante, dhe 10% kredi. Ndërsa deri tani ka qenë e kundërta. Që ne të humbasim më shumë se 1 mld euro në vit nga anëtarësimi i mundshëm për mustaqet e Çelos, apo e lagu se lagu, apo kush je ti apo kush jam unë, ky do ishte fatalitet i madh”, tha Rama.

Top Channel

PORTOKALLI Portokalli - AG SHOW - Bileta