Tarifat amerikane, Trump: Kina kërkon marrëveshje në mënyrë dëshpëruese! Koreja e Jugut po negocion

08/04/2025 16:22

Presidenti amerikan Donald Trump thotë se Kina dëshiron të arrijë një marrëveshje me Uashingtonin, ndërsa Koreja e Jugut po negocion, kjo referuar tarifave të SHBA.

Në një postim në platformën Trush Social, ai shkruan “Kina gjithashtu dëshiron të bëjë një marrëveshje, dhe në mënyrë të dëshpëruar, por nuk di si ta fillojë. Ne presim thirrjen e tyre telefonike. Do të ndodhë!”

Në të njëjtën kohë, republikani zbuloi se kishte zhvilluar një bisedë telefonike me presidentin në detyrë të Koresë së Jugut, me të cilin diskutuan një sërë çështjesh, nga suficiti tregtar i Seulit, tarifat dhe industria e ndërtimit të anijeve, deri te tregu i madh amerikan i LNG-së dhe pjesëmarrja e përbashkët e dy vendeve në ndërtimin e një tubacioni të gazit natyror në Alaskë.

Ai iu referua veçanërisht mbrojtjes ushtarake amerikane që i ofrohet Koresë së Jugut, për të cilën – siç nënvizoi ai – ka filluar sërish financimi përkatës.

Sipas Trump, një delegacion i negociatorëve kryesorë nga Seuli është rrugës për në Uashington dhe bisedimet për një marrëveshje të re po përparojnë me optimizëm. “Gjërat po duken mirë,” tha ai.

 

Top Channel

PORTOKALLI Portokalli - AG SHOW - Bileta