
Georgia Meloni do të udhëtojë në SHBA në ditët në vijim për të negociuar drejtpërdrejt me Presidentin e SHBA-së, Donald Trump për lehtësimin e tarifave kundrejt Italisë.
Veprimi i kryeministres italiane është i njohur për Komisionin dhe në koordinim me Bashkimin Evropian.
Udhëtimi pritet të bëhet javën e ardhshme, por ende asgjë nuk është finalizuar. Ndërkohë, nënpresidenti amerikan J. D. Vance pritet të vizitojë Romën gjatë Pashkëve, edhe pse edhe ato plane nuk janë përfundimtare.
Meloni, siç raportohet nga Bloomberg, do të kërkojë të nxjerrë lehtësim tarifash nga Trump, i cili ka vendosur tarifa 20% për të gjitha vendet e Bashkimit Evropian.
Nga pala italiane, propozimi do të ishte për eliminimin e tarifave reciproke në tregtinë dypalëshe mes SHBA-së dhe BE-së.
Një qëndrim i ngjashëm u mbajt nga Elon Musk, i cili të shtunën tha se shpreson të shohë një zonë të tregtisë së lirë me “zero tarifa” midis SHBA dhe Evropës.
Top Channel