Tarifa të larta dhe kohë e pamjaftueshme e imbarkimit në Port! Shqetësimet e bizneseve të transportit, Rama: Policia të garantojë që operacionet të funksionojnë pa ndërprerje

08/04/2025 14:13

Përfaqësuesit e bizneseve të transportit ndanë me kryeministrin Edi Rama shqetësimit e tyre, gjatë takimit që u zhvillua në Portin e Durrësit.

Një biznesmen propozoi që të hapet një shkollë profesionale për shoferë.

Ne jemi të gatshëm të ndërtojmë një bashkëpunim, me Ministrinë e Infrastrukturës, me portin, ta ndërtojmë një shkollë profesionale. Është një lloj shkolle ku merren kushte të caktuara që iu vlejnë shoferëve tuaj për këto procese speciale”, tha Rama.

Biznesmenët u ankuan për tarifën që duhet të paguhet për çdo kamion, sa herë futet në Port apo për kohën e pamjaftueshme të imbarkimit, pasi sipas tyre, për shkak të fluksit të automjeteve që duhet të futen në traget, 3 orë janë pak.

Këtu nuk është bulevard. Nuk vihet për të ecur. Këtu vihet për të marrë shërbime. Gjithë kjo infrastrukturë funksionon dhe në bazë të tarifave që mbledh. Kështu e ka çdo port i botës. Po na gjete ndonjë vend… Po na çove në Bari… Këtu është më lule se në Bari. Kam parë dhe Barin e Ankonën. Por ajo që jam dakord me ty është te policia. Policia nuk mund të thotë ‘hajde në 7’. Policia është këtu që të garantojë se operacionet funksionojnë pa ndërprerje. Koordinimi i njësive është problem më vete. Po të mos jeni ju këtu nuk ka nevojë as për polici e as për doganë. Policia dhe dogana janë këtu se keni nevojë ju”.

Top Channel

PORTOKALLI Portokalli - AG SHOW - Bileta