
Një lloj ujku i zhdukur rreth 12.500 vjet më parë, është rikthyer tani sërish në jetë, e kjo përpjekjeve të kompanisë Colossal Biosciences me qendër në Dallas, të Shteteve të Bashkuara.
Colossal arriti të sjellë me sukses tre këlyshë ujku nga kjo kafshë e zhdukur, çka po përshkruhet si “një moment vërtet historik shkencor.
Rikrijimi i kafshës së rrallë, që njihet ndryshe si “ujku i tmerrshëm” e që ka gjetur vend në libra e filma të shumtë, u arrit falë përdorimit të inxhinierisë gjenetike dhe AND-së së përftuar nga fosilet mijëra-vjeçare.
Shkencëtarët e Colossal dekoduan genomin e ujkut frikësues teksa rishkruan edhe kodin gjenetik të zakonshëm të ujkut gri për ta përshtatur atë sa më mirë, ndërsa si surrogate, përdorën qentë shtëpiake.
Nga kjo sipërmarrje shkencore erdhën në jetë Romulus e Remus dhe motra e tyre Khaleesi. Kjo përbën tentativën e parë për rikthimin e kafshëve që janë zhdukur prej shumë kohësh.
Colossal Biosciences e themeluar në vitin 2021 dhe me mbi 120 shkencëtare të punësuar, tashmë po punon për të risjellë në jetë edhe kafshë të tjera të zhdukura si mamuthi dhe tigri i Tasmanisë.
Top Channel