
Kaja Kallas, përfaqësuesja e Lartë për Politike të Jashtme dhe Siguri e Bashkimit Evropian mbërriti sot në Tiranë, në sajë të turit të vizitës në Ballkanin Perëndimor.
Gjatë konferencës së përbashkët me kryeministrin pas firmosjes së marrëveshjes për financimin e hekurudhës Durrës – Rrogozhinë, pjesë e Korridori VIII, Kallas dhe Rama nuk i lanë pas batutat mes tyre.
Rama: Shumë faleminderit dhe njëherë për vizitën tënde. Është një vizitë pak të çuditshëm për ne midis diellit dhe të ftohtit. Ne kishim diellin dhe ti solle të ftohtin nga Brukseli, por të jesh e bindur që herës tjetër do të kesh vetëm, diell.
Kallas: Brukseli nuk kishte të ftohtë, kështu që mund të ketë ardhur nga Veriu… Vendimi juaj për të zbatuar plotësisht sanksionet e BE-së kundër Rusisë, së bashku me mbështetjen tuaj humanitare që i keni dhënë Ukrainës, tregon vlerat tuaj për BE-në. Ju jeni të vlefshëm dhe të dobishëm për bashkëpunimin në rajon.
BE-ja është plotësisht e angazhuar sa i përket Shqipërisë dhe bashkëpunimi unë sjell të mira për të dyja palët. Një nga angazhimet e para që kam patur ka qenë nënshkrimi për sigurinë dhe mbrojtjen. Ky është një hap i rëndësishëm. Ne duam ta forcojmë sigurinë në fusha të reja.
Top Channel