
Kaja Kallas, përfaqësuesja e Lartë për Politike të Jashtme dhe Siguri e Bashkimit Evropian mbërriti sot në Tiranë, në sajë të turit të vizitës në Ballkanin Perëndimor.
Ajo vjen në Tiranë pas vizitës në Malin e Zi, ku u takua me presidentin Jakov Millatoviç, kryeministrin Millojko Spajiç dhe përfaqësues të shoqërisë civile, Kallas viziton sot Tiranën.
Sot Kallas u prit nga kryeministrin Edi Rama, ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani, zëvendës kryeministrja Belinda Balluku dhe zyrtarë të tjerë të qeverisë, ndërsa pritet të ketë edhe një takim me presidentin Bajram Begaj.
Po ashtu, Kallas do të marrë pjesë në ceremoninë e nënshkrimit të grantit nga Banka Evropiane për Investime dhe të marrëveshjeve të huas për hekurudhën Durrës-Rrogozhinë.
Nesër zyrtarja e lartë do të ketë një ndalesë në Bosnje e Hercegovinë, ku Kallas do të zhvillojë takime me krerët e Presidencës trepalëshe, me kryetaren e Këshillit të Ministrave dhe me ministrin e Jashtëm të Bosnjës dhe me përfaqësuesit e forcës evropiane në Bosnje, EUFOR, duke mbyllur kështu turin e saj.
Top Channel