“Ilir Meta u torturua publikisht”/ Berisha: Në Strasburg, tregova se shqiptarët kanë humbur parimin e prezumimit të pafajësisë

08/04/2025 18:22

Teksa foli për takimet që zhvilloi një Strasburg, kryedemokrati Sali Berisha u shpreh se para zyrtarëve europianë, foli për “torturën publike që iu bë ish-Presidentit Ilir Meta”.

Berisha tha se foli për dhunë në komisariatet dhe burgjet shqiptare. Sipas kryedemokratit, të burgosurit dhe të paraburgosurit nuk kanë as kushtet minimale.

“Unë informova audiencën e nderuar të parlamentarëve nga e gjithë Europa se Edi Rama arrestoi në vit elektoral, apo vuri në proces penal, tre liderët e partive kryesore opozitare dhe tre të tjerëve u mori mandatet, i mban në arrest shtëpie apo i mban në burg. Një vend të dytë si Shqipëria nuk ka në këto shkelje.
Shqipëria tejkalonte Bjellorusinë e Lukashenkos dhe ngjiste diku me një vend si Tunizia apo më keq. Në këto takime bëra historikun e shkurtër të kanabizimit të Shqipërisë, me të cilat u hodhën themelet e narkoshtetit.

Pata një takim të veçantë në komitetin antitorturë. Ai është një komitet i vetëm i kësaj natyre, me lidhje të fuqishme me institucionet e tjera. E informova për gjendjen dramatike të burgjeve dhe jo vetëm të burgjeve, për torturën që ushtrohet në komisariate, në qeli. Për serialin e vdekjeve të të rinjve shqiptarë si kurrë ndonjëherë me potencialin më të madh të helmuar nga droga.

Për gjobën e tmerrshme që paguajnë të burgosurit gjer në 2 mijë euro për të pasur kushtet më minimale.
Një vëmendje të veçantë kishte këtu tortura publike që ata i bënë ish-presidentit, ish-kryeministrit, ish-kryetarit të parlamentit, Ilir Meta. Këta zotërinj i informova se shqiptarët kanë humbur përfundimisht parimin e prezumimit të pafajësisë, pasi në burgjet e tyre, 67 përqind janë të paraburgosur. Nuk ka një vend të dytë në botë. Nga 15-20 përqind që është norma e fryrë, këtu është 67 përqind dhe kjo nuk ka ekzistuar as në diktaturën komuniste.
Mendoj se ky ishte një takim shumë i çmuar, shumë i dobishëm me komitetin e antitorturës“, tha Berisha.

Top Channel

BIG BROTHER BIG BROTHER - Portokalli - AG SHOW - Bileta