Mesditja e 12 prillit do t’i gjejë socialistët në Sheshin Skënderbej, aty ku do të ndezin zyrtarisht motorët e fushatës për zgjedhjet e përgjithshme të 11 majit.

Duket se Rama i beson Numerologjisë dhe e ka caktuar mitingun në orën 12 të datës 12 prill, teksa përdor si ogo edhe flamurin me 12 yje të Bashkimit Europian, me premtimin se ‘në mandatin e katërt qeverisës, Shqipëria do të anëtarësohet në union.

“12 prill nga 12 qarqe rreth 12 yjeve të Europës në 12.00, familja jonë e madhe politike, mblidhet në Sheshin Skënderbej për takimin festiv Shqipëria 2030 në BE”, shkruan Rama.

Më herët, edhe Sali Berisha njoftoi mitingun e parë për nisjen e fushatës zgjedhore nga Partia Demokratike dhe Aleanca për Shqipërinë Madhështore. Kreu i PD-së ftoi të gjithë demokratët që të marrin pjesë në mitingun e 11 prillit, në sheshin “Nënë Tereza”, në orën 19:00. “11 prill, ora 19.00 në sheshin “Nënë Tereza”, nisim rrugëtimin drejt fitores”, shkroi Berisha në postimin e tij.

Top Channel

PORTOKALLI Portokalli - AG SHOW - Bileta