
Si çdo të martë, kryeministri Edi Rama u është përgjigjur live pyetjeve të adresuara në platformat sociale.
Në nisje Rama u ndal te një pyetje që lidhej me integrimin e vendit në BE.
“Negociatat janë bisedime për të gjitha aspektet e organizimit shtetëror, për të gjithë sektorët, ku ne duhet të adaptojmë gjithë organizmin legjislativ të BE. Bëhet fjalë për çerek milionë faqe që ka filluar puna prej vitesh, por ka më shumë akoma për të përkthyer dhe për të çuar në miratim.
Nga ana tjetër behët fjalë për të garantuar në proces një performancë pozitive. BE nuk bën as lojëra as komente në FB, nuk merr pjesë në votime në Shqipëri, s’ka fanellë partiake shqiptare, por ka një mekanizëm për monitorim të ecurisë së punëve në një vend që pretendon të bëhet anëtar. Nuk do ta dijë fare për partitë, por është i ftohtë dhe shikon punën dhe rezultate.
Fakti është që Shqipëria po bëhet një vend i gatshëm për t’u futur në BE”, tha Rama duke shtuar se vota në 11 maj duhet të shkojë te PS sepse këto negociata nuk kanë kohë që të shtyhen, sepse sipas tij nëse shtyhen porta mund të mbyllet.
“Do ishte fatale për vendin çdo lëkundje në 11 maj”, tha ai.
Top Channel