Dhjetëra çiklistë serbë janë duke i bërë 1.300 kilometra rrugë drejt Parlamentit Evropian në Strasburg, për ta tërhequr vëmendjen në lidhje me fushatën e vendit të tyre kundër korrupsionit.

Protestuesit me biçikleta u mirëpritën në kryeqytetin e Hungarisë, Budapest, më 5 prill, pasi ishin nisur dy ditë më herët nga Novi Sadi i Serbisë.

Shembja e një strehe prej betoni në stacionin e trenit në Novi Sad nëntorin e kaluar vrau 16 njerëz dhe nxiti protesta gjithëkombëtare në Serbi.

Protestuesit e fajësojnë Qeverinë për korrupsion dhe dështim. Protestuesit tani po përpiqen të fitojnë mbështetje edhe jashtë Serbisë dhe nga ligjvënësit e BE-së.

Ndërkohë, në Serbi, presidenti Aleksandar Vuçiç emëroi të dielën Gjuro Macutin, profesorin e mjekësisë pak të njohur, si mandatar për kryeministër në mes të krizës politike.

Vuçiq, një nga themeluesit e Partisë Progresive Serbe në pushtet që nga viti 2012, e paraqiti këtë si “lëvizje e ndryshimeve të mëdha”.

Më 28 janar, kryeministri Millosh VuçeviN dha dorëheqjen pas javësh protestash masive që kërkonin përgjegjësi për aksidentin fatal. Vuçiç tha se e kishte pranuar dorëheqjen me keqardhje, sepse, siç këmbënguli ai, Vuçeviç “nuk bëri asgjë të gabuar”./REL

Top Channel

PORTOKALLI Portokalli - AG SHOW - Bileta