Presidentja e Meksikës: Duam të shmangim vendosjen e tarifave reciproke ndaj SHBA, po…

07/04/2025 18:05

Presidentja e Meksikës Claudia Sheinbaum thotë se qeveria e saj do të donte të shmangte vendosjen e tarifave reciproke ndaj SHBA-së pas planeve tarifore gjithëpërfshirëse të Donald Trump.

Trump ka thënë se qeveritë e huaja do të duhet të paguajnë “shumë para” për të hequr taksat.

Gjatë një konference të mbajtur sot, Sheinbaum tha se ministri i ekonomisë Marcelo Ebrard do të vazhdojë negociatat me zyrtarët amerikanë në Uashington.

“Ne dëshirojmë të shmangim vendosjen e tarifave reciproke. Nuk do ta përjashtojmë, por preferojmë të vazhdojmë me bisedime”, u shpreh ajo.

Ndërsa Meksika u kursye nga tarifa minimale “bazë” e Trumpit prej 10% që ai vendosi mbi importet nga shumica e vendeve të mërkurën, ajo mbetet subjekt i tarifës 25% për makinat e importuara në SHBA .

Top Channel

PORTOKALLI Portokalli - AG SHOW - Bileta