
Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve arrestuan shtetasin H. H., 45 vjeç, pasi nga kontrolli fizik, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 5 i gjetën një sasi lënde të dyshuar narkotike Kokainë, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2 referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetaset M. H., 20 vjeçe dhe O. S., 20 vjeçe, pasi dyshohet se për motive të dobëta, janë konfliktuar fizikisht, me njëra-tjetrën.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 6 referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit:
-K. K., 25 vjeç, pasi dyshohet se për motive të dobëta, ka goditur me grushte, një bashkëmoshatar të tij;
-A. K., 30 vjeçe, pasi nga kontrolli në ambientin ku ishte kjo shtetase, u gjet një sasi Cannabisi që dyshohet se ishte e saj.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Krujë arrestuan shtetasit:
-Sh. M., 61 vjeç, pasi me vetëgjyqësi kryente punime ndërtimi, pa leje, veprimtari për të cilën ishte proceduar penalisht, më parë;
–A. M., 43 vjeç, pasi dyshohet se për shkak të një konflikti të mëparshëm, ka goditur me automjet, një 27-vjeçar, i cili është në kujdesin e mjekëve dhe jashtë rrezikut për jetën.
Specialistët e qarkullimit rrugor arrestuan shtetasit:
-N. H., 34 vjeç, pasi dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe si pasojë automjeti ka dalë nga rruga dhe është përplasur me trafikndarësen. 34-vjeçari ka kundërshtuar shërbimet e Policisë, për kryerjen e testit të alkoolit, kështu që i është marrë mostër biologjike, për të kryer verifikimet e mëtejshme;
-R. K, 40 vjeç, pasi u kap duke drejtuar motomjetin, në gjendje të dehur;
-G. Ç., 48 vjeç, pasi me automjetin që e drejtonte në gjëndje të dehur, ka përplasur automjetin me drejtuese shtetasen L. M., 45 vjeç. Si pasojë, janë dëmtuar 2 drejtuesit e automjeteve dhe 2 pasagjerë në automjetin me drejtuese shtetasen L. M.. Të dëmtuarit janë jashtë rrezikut për jetën.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.
Top Channel