Partia e Lirisë i ankohet OSBE/ Tedi Blushi takon kreun e misionit vëzhgues, flet për arrestimin e Ilir Metës

07/04/2025 15:47

Me kryetarin pas hekurave, shqetësimi i Partisë së Lirisë është fushata pa Ilir Metën në terren.

Tre të besuarit e tij, të cilët e kanë siguruar një ulëse në Parlamentin e ri për shkak të pozicionit në listën e sigurt, iu ankuan kreut të misionit të OSBE/ODHIR për kryetarin Ilir Meta, i cili e ka të vështirë të grumbullojë vota nga burgu pasi nuk mund të bëjë fushatë.

“Ky izolim me urdhër të tij lidhet pikërisht me zgjedhjet e 11 majit. Gjithashtu, e informuam lidhur me faktin se Z. Meta, sot, edhe pse kandidat në zgjedhje, e ka të pamundur jo vetëm të bëjë fushatë, por edhe të komunikojë me votuesit”, shprehet Blushi.

Ambasadori Zannier sugjeroi që zgjidhjen ta gjejnë në institucionet shqiptare, ndërsa nuk preferoi të komentojë nëse 11 maji do të ishte një garë e pabarabartë për Ilir Metën.

“Unë nuk mund të jap një gjykim lidhur me këtë çështje. Unë sapo kam mbërritur në vendin tuaj. Në të shkuarën, unë jam takuar me Zotin Meta në kapacitetet institucionale që ai mbante; i takon institucioneve të këtij vendi për të arritur në konkluzionet finale për këtë. Ne qëndrojmë për sundimin e ligjit dhe për një aplikim transparent të sundimit të ligjit”.

Ilir Meta vendosi të jetë në listën e hapur të Tiranës, megjithëse aleati Sali Berisha i ofroi një vend në zonën e sigurt, që mund t’i hapte edhe dyert e burgut më lehtësisht.

Top Channel

PORTOKALLI Portokalli - AG SHOW - Bileta