4 adoleshentet dhunojnë një 17-vjeçare në Selanik dhe publikojnë videon në Instagram, arrestohen 2 prej vajzave, mes tyre një 16-vjeçare shqiptare
Mbahet sot funerali i Ilaria Sulës, studentes shqiptare që u vra në mënyrë makabre nga ish i dashuri i saj filipinas, Mark Antony Samson.
Në shtëpinë e 22-vjeçares në Terni janë mbledhur qindra qytetarë, të gjithë familjarë, miq dhe shoqata të dhunës kundër grave.
Nga pamjet e publikuara nga mediat italiane, momente prekëse shfaqen kur nëna e Ilarias, Gëzime Sula shfaqet duke thirrur emrin e së bijës mes lotësh.
“O Ilaria ime, o vdeksha mami për ty, o Ilaria ime, ku je ti o shpirt i mamit, ku je që nuk ke dritë në sy, ku je mbyllur ti o shpirt i mamit. Të solla mami tek shtëpia, se the do të vij në shtëpi, të solla mami tek shtëpia o zemër, o Ilaria hapi sytë”, dëgjohet tek qante me dënesë nëna e Ilarias.
Top Channel