Lufta tregtare, Ursula von der Leyen i ofron Trump-it tarifa ‘zero për zero’ për disa mallra

07/04/2025 16:38

Presidentja e Komisionit Evropian (KE), Ursula von der Leyen, thotë se Evropa është e gatshme të negociojë me Uashingtonin, pasi ata kanë ofruar tarifa “zero për zero” për mallrat industriale që blloku eksporton në SHBA.

Blloku është “gjithmonë gati për një marrëveshje të mirë”, thotë shefja e KE-së, duke shtuar se ata janë të përgatitur të përgjigjen me kundërmasa.

Kujtojmë se, BE-ja u identifikua nga Presidenti Donald Trump si një nga “shkelësit më të këqij” dhe do të përballet me tarifa 20% për mallrat që shet në SHBA. BE është gjithashtu subjekt i tarifave 25% për produktet e saj të çelikut, aluminit dhe derivateve.

Von der Leyen thotë se BE-ja “do të mbrohet nga efektet indirekte nëpërmjet devijimit të tregtisë”.

Top Channel

PORTOKALLI Portokalli - AG SHOW - Bileta