Lista e zgjedhësve, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj regjistrohet si banor i bashkisë së Durrësit

07/04/2025 19:40

Kryetari në detyrë i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, nuk është vetëm i paraburgosur në Burgun e Durrësit, por rezulton tashmë edhe banor i qytetit bregdetar.

Kryebashkiaku Veliaj, i cili ndodhet prej disa muajsh në qelinë e Durrësit, është regjistruar edhe si banor i këtij qyteti.

Nga një kërkim në listën e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për zgjedhjet parlamentare të 11 majit, Erion Veliaj rezulton t’i jetë shtuar listës së zgjedhësve në Durrës.

Kjo bën që Veliaj të mos votojë në parlamentaret e 11 majit për kandidatët e Partisë Socialiste në Tiranë, por vota e tij do të shkojë për një nga kandidatët e Qarkut të Durrësit.

Erion Veliaj u arrestua me urdhër të SPAK më 10 shkurt të këtij viti, nën akuzat e korrupsionit pasiv dhe pastrimit të parave.

Top Channel

PORTOKALLI Portokalli - AG SHOW - Bileta