Fruta me pesticide e mish me salmonelë/ Ndryshime në Autoritetin e Ushqimit, largohet Drejtori i AKU në Tiranë
07/04/2025 14:24
Fatjon Pasholli ka dhënë dorëheqjen nga detyra e Drejtorit të Autoritetit Kombëtar të Ushqimit në Tiranë.
Në vend të tij, është emëruar Alketa Hoxha, raporton gazetarja e Top Channel, Rudina Muça.
Këto lëvizje në AKU Tiranë vijnë pas disa rasteve, ku produktet ushqimore rezultuan me pesticide. Në fillim disa ton me mandarina shqiptare dolën me pesticide të rrezikshme, e njëjta gjë ndodhi më aps me luleshtrydhe të importuara nga Greqia, ndërsa gati 8 ton fileto pule e importuar nga Brazili, rezultoi me salmonelë.
Top Channel