“Kushdo që voton për të është idiot”, Trump u bën thirrje hebrenjve të Nju Jorkut të mos mbështesin kandidatin demokrat						
								
			Tre persona të moshave 19 deri në 24 vjeç po mbahen dhe merren në pyetje si të dyshuar për përgatitjen e një akti terrorist, njoftuan sot prokurorët francezë, duke konfirmuar njoftimet përkatëse të shtypit.
Sipas televizionit francez RTL, i dyshuari kryesor është një 19 vjeçar, që jeton në Dunkirk, në veri të Francës dhe pas hetimeve të policisë, në shtëpinë e tij u gjetën lëndë shpërthyese.
Sipas gazetës Le Parisien, ai kishte deklaruar, nëpërmjet internetit, se ishte i afërt me Shtetin Islamik dhe po përgatiste akte terroriste kundër objektivave të ndryshme. Mediat franceze raportojnë se pas arrestimit të tij janë ndaluar edhe dy persona të tjerë nga mjedisi i tij i afërt, avokatët e të cilëve megjithatë deklarojnë se nuk kanë lidhje me Shtetin Islamik dhe me ekzekutimin e akteve terroriste.
Top Channel