
07/04 23:01
Avokatët e Ekrem Imamoglu, i cili u arrestua dhe u largua nga detyra më 19 mars me akuza për korrupsion dhe përfshirje në një organizatë kriminale, kanë apeluar ndalimin e tij.
Atij iu caktua masa e paraburgimit më 23 mars.
Sipas CNN Turk, apeli nga avokatët e Ekrem Imamoglu thotë:
“Kërkojmë lirimin e Ekrem Imamoglu, i cili u arrestua si rezultat i një hetimi të kryer me metoda të jashtëligjshme nga fillimi deri në fund, i cili u zbulua nga fakte konkrete, të cilat dhjetëra miliona njerëz i dinë dhe kanë reaguar. Nëse arrestimi i paligjshëm mbetet në fuqi, kërkojmë që dosja të dërgohet në gjykatën penale kompetente të shkallës së parë për t’u shqyrtuar në Apel”
Top Channel