14-vjeçari në timon, humbet kontrollin dhe godet me makinë bagëtitë në Pogradec
07/04/2025 12:20
Një 14-vjeçar, që drejtonte automjetin në Pogradec, është aksidentuar.
Ngjarja ndodhi në fshatin Leshnicë, kur i mituri humbi kontrollin e makinës dhe goditi tre 3 bagëti të imëta.
Ndonëse drejtimi i mjetit nën moshën 18 vjeç është i ndaluar në vendin tonë, nuk janë të pakta rastet kur të miturit marrin timonin, duke u bërë shpesh burim aksidentesh.
Top Channel