Sërish tragjedi në Itali! Kishte dalë për të parë ndeshjen e futbollit me të birin, 43-vjeçari shqiptar vritet nga bashkatdhetari i tij

07/04/2025 09:51

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Itali, ku një 43-vjeçar shqiptar është vrarë me armë zjarri nga një bashkatdhetar i tij mbrëmjen e 6 prillit, rreth orës 21:30 në një lokal në zonën Fontanafredda.

Sipas asaj që bëjnë me dije mediat italiane, viktima është Vladimir Topjana, i cili kishte dalë për të parë ndeshjen Roma-Juventus në një lokal, së bashku me djalin e tij 17-vjeçar.

Gjithashtu raportohet se autori i dyshuar është një 30-vjeçar shqiptar, i cili mbërriti pranë lokalit me një “Audi” dhe në debat e sipër me Topjanën, e ka qëlluar me armë zjarri.

Klientët e lokalit ku ndodhi konflikti kanë tentuar të ndajnë dy shqiptarët, por më kot, pasi 30-vjeçari ka nxjerrë armën dhe ka qëlluar tre herë bashkatdhetarin e tij, duke e lënë të vdekur në vend, pasi një plumb e ka qëlluar në kokë.

Policia italiane ka mundur të arrestojë autorin e krimit, ndërsa dëshmia e këtij të fundit pritet të hedhë më shumë dritë mbi shkaqet e këtij krimi

Top Channel

PORTOKALLI Portokalli - AG SHOW - Bileta