Ushtria izraelite ndërpret 10 raketa, Izraeli: U lëshuan nga Gaza

06/04/2025 21:54

Rreth dhjetë raketa u hodhën nga Rripi i Gazës në drejtim të Izraelit sot në hapësirën e disa minutave, tha ushtria izraelite, duke shtuar se shumica e tyre u ndërprenë.

“Sirenat e paralajmërimit të raketave në hyrje ranë midis orës 21:01 dhe 21:02 në zonën e Lakishit në jug, rreth dhjetë raketa u zbuluan në territorin izraelit me origjinë nga Rripi i Gazës. Shumica e tyre u kapën me sukses”, tha ushtria.

Nuk pati raportime të menjëhershme për të lënduar. Sulmi shënon breshërinë më të madhe të raketave të lëshuara në Izrael nga enklava palestineze në muajt e fundit, sipas Times of Israel.

Top Channel

PORTOKALLI Portokalli - AG SHOW - Bileta