Papa në gjendje më të mirë, del nga spitali dhe takon besimtarët në Vatikan!

06/04/2025 14:15

Kaloi disa ditë mjaft të vështira në spital për shkak të pneumonisë, por tani Papa Francesku duket se po e rimerr veten me shpejtësi.

Ati i Shenjtë bëri sot një paraqitje të papritur publike, teksa u shfaq mes turmës së besimtarëve në Vatikan, të cilët nuk e fshehën dot entuziasmin. “Uroj një të dielë të mbarë për të gjithë. Faleminderit shumë”, tha Papa 88-vjeçar, që kaloi në sheshin e Shën Pjetrit duke lëvizur në një karrige me rrota.

I rrethuar nga kamera, e me tubat e frymëmarrjes në hundë zëri i tij ishte i brishtë, por më i fortë sesa kur u largua nga spitali Gemelli më 23 mars. Dalja e fundit në publik e kreut të Kishës Katolike ka qenë 14 shkurt.

Françesku po kalon një periudhë rikuperimi pas frikës së madhe që rrethoi situatën e tij shëndetësore, e cila u përshkrua si kërcënuese për jetën e tij, duke e detyruar t`i nënshtrohet një regjimi të rreptë me pushim absolut, pa aktivitet publik dhe pa kontakt me turmat.

Lëvizja e tij e fundit dëshmoi qartë megjithatë se Ati i Shenjtë nuk ka ndërmend t`i bindet mjekëve plotësisht, të paktën jo kur vjen fjala tek përballja e shumëpritur me besimtarët. Ai fillimisht u diagnostikua me një infeksion të frymëmarrjes dhe më pas u tha se ishte bllokuar në dy mushkëritë. Analizat e gjakut shfaqën shenja të anemisë dhe probleme me veshka, por këto ndërlikime u përmirësuan pasi Papa iu nënshtrua dy trajtimeve me transfuzion të gjakut.

Top Channel

PORTOKALLI Portokalli - AG SHOW - Bileta