
Referuar të dhënave më të fundit nga Eurostat në dy vite, 2022-2023, nga Shqipëria janë larguar 100 mijë shqiptarë.
Destinacionet kryesore të tyre janë Italia, Gjermania, dhe së fundmi Kroacia, kryesisht në sektorët e ndërtimit dhe turizmit.
“Kryesisht shqiptarët largohen për çështje punësimi, pagat janë shumë më të larta në vendet europiane. Së dyti largohen për të bërë bashkim familjar, me ata që janë larguar vite më parë.
Së treti, sigurisht për arsye studimi ose angazhimi të shumë shqiptarëve në projekte ndërkombëtare, duke bërë që dikush që mbarojnë shkollën e mes dhe vazhdojnë studimet e larta jashtë vendit, ose dikush që ka marrë kontratë punë.
Shifrat janë realisht të larta dhe shqetësuese, që unë mendoj që do të zbuten, kjo për shkak të projekteve që po lançon qeveria, për rikthimin e atyre që janë larguar”.
Top Channel