Akropoli shtrenjton biletën, si reagojnë turistët për çmimin

06/04/2025 14:33

Prej një prillit të gjithë turistët e huaj, por edhe ata vendas që u ndodhën para biletarisës së Akropolit në Athinë konstatuan një tabelë me shkrim dore që i njoftonte ata për rritjen e biletës së hyrjes nga 20 në 30 euro.

Në fakt vendimi për rritjen e çmimeve të biletave të vendeve arkeologjike Ministria greke e Kulturës e kishte marrë prej dhjetorit të vitit 2023 kur vendosi një politikë të re bazuar ndër të tjera në rritjen e numrit të vizitorëve të monumenteve arkeologjike dhe muzeve vitet e fundit, si dhe diferencën e madhe të çmimeve të vjetra në krahasim me mesataren evropiane.

Në mënyrë të përmbledhur, tarifa e re i klasifikon zonat arkeologjike dhe muzetë e vendit në pesë kategori (kryesisht sipas numrit të tyre të vizitorëve), ku e para i referohet vetëm simbolit më karakteristik botëror dhe demokracisë dhe lirisë në Athinë, Akropolit , më pas vendet arkeologjike dhe muzetë e kategorisë B me frekuentim vjetor deri në 200,000 vizitorë kanë biletë me cmim 20 euro, ato të kategorisë C 15 euro e kështu me rradhë.

Opinionet e turistëve të huaj janë të ndryshme sa i përket çmimit të ri që shumë prej tyre duke e krahasuar me Vatikanin apo San Markon e Venecias e gjejnë pak të lartë, por nga ana tjetër kuptojnë faktin se kur një vend arkeologjik ka mijëra vizitorë çdo ditë kërkon edhe mirëmbajtje.

Gjithashtu e kosniderojnë të domosdoshëm vizitën në Shkëmbin e Shenjtë  duke theksuar se nuk mund të lihet pa u parë një monument i tillë.ë tjerë thonë se kudo në vendet arkeologjike të Europës ka një rritje cmimesh të biletave ,por do të prisnin në Athinë një rritje prej 10-15% dhe jo kaq të lartë për Akropolin.

Megjithatë, numri i vizitorëve nuk është ulur që nga hyrja në fuqi e politikës së re të çmimeve”, deklaron presidentja e Organizatës për Menaxhimin dhe Zhvillimin e Burimeve Kulturore, në Athinë.

Opinione të ndryshme kanë edhe turistët vendas , disa prej të cilëve thonë se çmimet janë thuajse të ngjashme me disa muzeume europiane, ndërsa të tjerë kërkojnë që për grekët çmimi të ishte jo vetëm i ulët , por edhe të mund të hynin falas.

Ndërkohë bileta 20 euro ka shkuar edhe për vendet e tjera të shquara arkeologjike të Greqisë si Tempulli i Zeusit Olimpik , Muzeu Arkeologjik i Delfit apo edhe ai i Olimpias së Lashtë.

Top Channel

PORTOKALLI Portokalli - AG SHOW - Bileta