“Vangjush Dako nga biruca po ndërton vilë në tokë shtetërore”/ Nga Durrësi, Berisha akuza edhe kryebashkiakes: Sako është Gjushi me pantallona

01/04/2025 14:06

Nga Durrësi, kryedemokrati Sali Berisha hodhi akuza drejt kyebashkiakes Emirjana Sako dhe ish-kryebashkiakut, Vangjush Dako, i dënuar për ‘shpërdorim detyre’.

Teksa pa nga afër një shtëpi të dëmtuar nga tërmeti i vitit 2019 dhe dëgjoi banorët të thonë se ende nuk janë kompensuar, Berisha akuzoi Sakon për korrupsion.

Të gjitha këto pse vjedh Edi Rama dhe bashkëpunëtorët e tij të ngushtë, dhe ai e quan vjedhjen, hanë dardha dhe molla të prishura. Hanë dardha dhe molla të prishura se shohin Edi Ramën ata. Kur kreu i organizatës vjedh, ata lëshohen si lukuni për të vjedhur. Gjithë problemi është se po të bësh një analizë të thellë, vjedhja që u bëhet shqiptarëve është nëna e të gjithë problemeve të tyre. Ja si i thonë këtij, ia kemi dhënë paratë, ata me siguri po të shkosh aty gjen një emër që ka firmosur në emër të zotërisë, ka ndarë paratë me Sakon dhe nuk e paraqesin dot në gjykatë se do zbulohen”.

Madje, Berisha hodhi pretendimin se Vangjush Dako po ndërton një vilë në zonën e kavalishencës në Durrës, pronë shtetërore.

“Të gjitha pasuritë këta i kthejnë në vila, në hotele, i çojnë në banka offshore. Kjo sepse vjedhin, vjedhin dhe vetëm vjedhin taksat e qytetarëve dhe i mbajnë rrogat e ulëta. Pardje po më thoshte një mik i imi se Gjushi ka ndërtuar vilë në truallin publik të konvaleshencës. 900 metër! E sheh se mafia është e fshehtë. Mafia është në fshehtësi, ka kodin e heshtjes. Ai më tha se unë e kam parë me sytë e mi dhe do të sjell dokumentet. Imagjinoni ju, Gjushi nga biruca, nga qelia, ndërton vilën 2-3 katëshe në territor të konvaleshencës së ushtrisë ku drejtor është një njeri i përlyer në të gjitha llojet e krimit”.

Top Channel

PORTOKALLI Portokalli - AG SHOW - Bileta