EMRAT/ Trafikuan pistoleta me vlerë 10 mijë euro me qëllim shitjen, pranga dy shtetasve kosovarë

01/04/2025 09:29

Uniformat blu kanë goditur një rast të trafikimit të armëve të zjarrit nga Kosova, me qëllim shitjen në Shqipëri.

Në kuadër të operacionit “Suspend”, u arrestuan dy shtetasit kosovarë, Altin Pajaziti dhe Kadri Prushi.

Ata dyshohen se kanë trafikuar dy pistoleta me vlerë rreth 10 mijë euro, si dhe municion luftarak.

Goditet një rast i trafikimit të armëve të zjarrit nga Kosova, me qëllim shitjen. Sekuestrohen 2 pistoleta dhe municion luftarak.

Vihen në pranga 2 shtetas kosovarë të cilët dyshohet se i kanë trafikuar 2 pistoletat, me qëllim shitjen në Tiranë, me vlerë afro 10 000 euro.

Si rezultat i hetimeve disamujore të kryera me metoda proaktive, në drejtimin e Prokurorisë, për goditjen e veprimtarisë kriminale të shitjes së armëve të zjarrit, Seksioni për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme, në bashkëpunim me Forcën Operacionale të DVP Tiranë, ka organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Suspend”, si rezultat i të cilit u arrestuan shtetasit:

A. P., 23 vjeç dhe K. P., 53 vjeç, të dy banues në Kosovë.

Gjatë operacionit, shërbimet e Policisë kanë ndaluar në autostradën “Lezhë – Fushë Krujë”, automjetin me të cilin qarkullonin shtetasit A. P. dhe K. P., në të cilin, gjatë kontrollit, kanë gjetur dhe sekuestruar 2 armë zjarri pistoleta dhe municion luftarak. Nga hetimet dyshohet se këta shtetas i kanë trafikuar pistoletat nga Kosova, me qëllim shitjen në Tiranë.

Vijojnë hetimet në drejtimin e Prokurorisë, për dokumentimin e plotë të veprimtarisë kriminale të këtyre shtetasve, identifikimin dhe kapjen e shtetasve të tjerë të përfshirë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme“, thuhet në njoftimin e policisë.

Top Channel

PORTOKALLI Portokalli - AG SHOW - Bileta