“Si avokat, ka përfaqësuar kompani të krimit”/ Lapaj padit Shehajn për shpifje: Sulmi i tij ndaj meje, më i ashpër se ndaj atyre që kanë vjedhur Shqipërinë

01/04/2025 15:03

Kreu i “Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj ka dorëzuar në Gjykatën e Posaçme një padi për shpifje ndaj kreut të partisë “Mundësia”, deputetit Agron Shehaj.

Kryetari i “Shqipëria Bëhet” i quan shpifje akuzat e bëra nga Shehaj, që pretendon se ‘Lapaj si avokat  ka përfaqësuar kompani të krimit që janë sekuestruar nga SPAK dhe se ai ka  marrë para nga këto kompani”.

Sipas Lapajt, ka të paktën 8 raste të dokumentuara të shpifjes, që i cilëson të pavërteta dhe denigruese ndaj figurës së tij profesionale dhe publike.

Unë kam shtrirë dorën për bashkëpunim ndaj Shehaj për 8 muaj, por kam marrë vetëm baltë dhe shpifje. Sulmi i tij ndaj meje ka qenë aq i ashpër sa nuk e kemi parë ta bëjë as ndaj atyre që kanë vjedhur Shqipërinë për 34 vjet. Unë nuk kthehem pas. Luftën time e kam me sistemin dhe pushtetin, por kushdo që më sulmon duke shpifur ose në çdo mënyrë tjetër, do të marrë përgjigjen rast pas rasti”, tha Lapaj.

Top Channel

PORTOKALLI Portokalli - AG SHOW - Bileta