Shpërthim në zyrat e reja të Postës së Kosovës në Zveçan, shkaktohen dëme materiale
01/04/2025 08:33
Natën e mbrëmshme objekti i Postës së Kosovës është sulmuar me granatë dore duke shkaktuar dëme materiale.
Ndërkohë, policia e Kosovës ka bërë të ditur se brenda objektit pas sulmit është gjetur edhe një granatë tjetër.
“Mbrëmë pas mesnatës rreth orës 00.30, një granatë dore ka shpërthy brenda objektit të Postës së Kosovës në Zvecan e një e kemi shpërthy ne në mënyrë të kontrolluar. Dyshohet se ato janë hedh nga jashtë objektit. Nuk ka lëndime, ka dëme materiale. Policia po punon në ndriçim të rastit”, ka thënë Veton Elshani, zëvendëkomandati i Policisë në Veri.
Zyra e Postës së Kosovës në Zveçan u hap javën e shkuar. Në atë objekt më parë operonte Banka e Kursimeve Postare serbe.
Top Channel