
Sali Berisha ka mbledhur në selinë blu drejtuesit politikë në qarqe dhe kryetarët e degëve të PD-së.
Gjatë fjalës së tij ai tha: Avantazhi jonë, një projekt i qartë për shqiptarët.
Po ashtu një mesazh e kishte edhe për demokratë.
“Dilni në terren, programi i PD ka gjetur mirëkuptim dhe vlerësim nga qytetarët. Pala tjetër merret me mashtrime nga mëngjesi deri në darkë, pranoi se programi ynë është i realizueshëm. Ta keni të qartë, fitorja buron nga ndërgjegjësimi i qytetarëve. Detyrën e parë keni organizimet e takimeve dhe sigurimin e votës”, tha ai.
Berisha njoftoi se më 11 prill do të hapin fushatën elektorale.
“Koha juaj e punës për programin matet sa njerëz takoni. Programi të zërë 80% të kohës suaj, vetëm ashtu përmbushet misioni”, tha ai.
Top Channel