
Dënimi i Marine Le Pen, ikona e së djathtës nacionaliste të Francës dhe një nga figurat politike më të njohura të vendit – me axhendën e saj Franca e Para e kundër emigracionit, ka shkaktuar një tërmet në Europa.
Udhëheqësit e djathtë në kontinentin e vjetër, numri i të cilëve sa vjen e po rritet, e konsiderojnë Le Pen-in njërrën dhe ndonëse mund të mos bien dakord me të për çdo çështje, menjëherë i kanë dalë në krah pas dënimit të saj nga gjykata.
Shumë prej këtyre liderëve vërshuan në postime në mediat sociale pasi Marine le Penit iu ndalua kandidimi për poste publike për pesë vjet, e akuzuar bashkë me disa të tjerë se kanë përvetësuar mbi 4 milion dollarë fonde të BE-së për t’u përdorur nga partia e saj, Tubimi Kombëtar.
Për këta udhëheqës, thotë BBC, ky ishte një shans për të dëshmuar jo thjesht mbështetjen për Le Pen, por edhe për ta përdorur rastin e saj me qëllimin të evidentojnë kauzën e tyre të përbashkët, luftën kundër një rryme politike tradicionale, që kërkon të mbysë apo minojë axhendën e tyre nacionaliste.
Kryeministri hungarez Victor Orban shkroi në X “Je suis Marine”, Unë jam Marine”. Po përmes të njëjtës platformë populisti holandez Geert Wilders përcolli bindjen se ajo do ta apelojë vendimin dhe do të bëhet presidentja e ardhshme e Francës’; “Ne nuk frikësohemi”, ishte komenti i zëvendëskryeministrit italian Matteo Salvini.
Vendimi i gjykatës nënkupton fundin e ambicieve politike të saj, për të pasuar në krye të Elizesë Emmanuel Macron në presidencialet e 2027-tës. Sondazhet më të fundit të opinionit, tregonin se Marine Le Pen kryesonte dhe kishte gjasat më të mëdha për fitore.
Top Channel