Shkolla e Magjistraturës ka bërë publike listën e konkurrentëve që garojnë për gjyqtarë, prokurorë, këshilltarë ligjorë në gjykatë, prokurori dhe avokat shteti.

Gjithsej janë 299 aplikantë, raporton gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha.

Numri i kuotave për vitin akademik 2025-2026 janë 10 vende vakante për profilin gjyqtar dhe 3 vende vakante për profilin ndihmës ligjor në gjykatë, 12 vende vakante për profilin prokuror, 3 vende vakante për profilin këshilltar ligjor në prokurori.

Po ashtu, janë 7 vende vakante për profilin avokat shteti në nivel vendor, pranë ministrive/zyrave vendore.

Provimi i pranimit do të organizohet me shkrim në dy faza.

FAZA E PARË: Datë 22 prill 2025, ora 8.00-13.00, Salla e Koncerteve, Pallati i Kongreseve, Tiranë.

FAZA E DYTË: Datë 24 dhe 25 prill 2024, ora 8.00-13.00, Holli kryesor i Pallatit të Kongreseve, Tiranë.
Konkurrentët, në të gjitha fazat e organizimit të provimit të pranimit, duhet të kenë me vete dokumentin e identifikimit.

Programi i provimit të pranimit (ku do të gjeni edhe listën e lëndëve që do të shërbejnë si bazë për testimin) është i publikuar në faqen e internetit të Shkollës www.magjistratura.edu.al. Programi i provimit i përgjigjet të dyja fazave të provimit: testi i inteligjencës, gjuhë shqipe, legjislacioni i BE-së, marrëdhënie ndërkombëtare, e drejtë e krahasuar (parimet e përgjithshme), historia e shtetit dhe të së drejtës, etikë profesionale, e drejtë kushtetuese, e drejtë civile dhe e detyrimeve, procedurë civile, e drejtë penale, procedurë penale, e drejtë administrative, e drejtë familjare, e drejtë tregtare, e drejtë e punës.

Top Channel

PORTOKALLI Portokalli - AG SHOW - Bileta