Zbardhet vendimi për Le Pen, udhëheqëses franceze të ekstremit të djathtë i ndalohet të kandidojë në zgjedhjet e 2027

31/03/2025 13:06

Pavarësisht se konsiderohej një favoritet për të fituar zgjedhjet presidenciale të 2027-tës, Marine Le Pen, mbetet përfundimisht jashtë garës për Elizenë.

Politikania e njohur u shpall fajtore për shpërdorim të fondeve europiane me qëllim financimin e partisë së saj të ekstremit të djathtë Tubimi Kombëtar.

Gjykata vendosi `i jaë të drejtë organit të akuzës, i cili pretendonte që ndëshkimi të mos mjaftohej vetëm me një gjobë 300 mijë euro, por asaj t`i mohohet edhe mundësia për të kandiduar për poste publike për pesë vjet, e i është dhënë edhe një dënim me burg, pavarësisht se nuk dihet me siguri nëse do të kalojë vërtet kohë prapa hekurave. BBC thotë se Le Pen u largua nga salla përpara se të lexohej vendimi, i cili i fundos praktikisht shpresat e saj për presidencën franceze.

Le Pen u akuzua, së bashku me më shumë se 20 figura të tjera të larta partiake, për punësimin e asistentëve që punonin për partinë e saj dhe jo për Parlamentin Evropian, ng ai cili paguheshin. Gjatë gjyqit vitin e kaluar, ajo mohoi të kishte kryer qoftë edhe “parregullsinë më të vogël”, ndërsa tha se prokuroria praktikisht po kërkon dënimin e saj “me vdekje politike”.

Shumë analistë franceze- mes të cilëve dhe nga ata që nuk e mbështesin normalisht Marine le Penin– kanë paralajmëruar për pasoja të rënda për demokracinë nëse gjyqësori konsiderohet se po ndërhyn në zgjedhjen e liderit të vendit.

Top Channel

PORTOKALLI Portokalli - AG SHOW - Bileta