Venezuela ankohet ndaj SHBA-së: Ka anuluar licencat e kompanive shumëkombëshe të naftës dhe gazit

31/03/2025 07:31

Venezuela njoftoi të mbrëmjen e djeshme se qeveria amerikane kishte hequr licencat që u kishte dhënë “kompanive transnacionale të naftës dhe gazit”, duke i lejuar kështu të operonin në Venezuelë, pavarësisht sanksioneve dhe embargos së naftës që vendosi për të rrëzuar Presidentin Nicolas Maduro nga pushteti.

Në njoftim nuk përmenden emrat e kompanive, por pas heqjes së licencës së Chevron amerikan në fund të shkurtit, sipas ekspertëve kanë mbetur vetëm kompanitë evropiane Repsol (Spanjë) dhe Maurel & Prom (Francë).

“Ne po mbajmë komunikim me kompanitë shumëkombëshe të naftës dhe gazit që operojnë në vend, të cilat u informuan, në orët e fundit, nga qeveria amerikane për revokimin e licencave të tyre,” tha zëvendëspresidentja e vendit Delcy Rodriguez përmes Facebook.

“Ne ishim të përgatitur për këtë situatë dhe jemi të gatshëm të vazhdojmë të respektojmë detyrimet tona kontraktuale ndaj këtyre kompanive, në kuadër të Kushtetutës dhe ligjeve. Siç kemi thënë gjithmonë, kompanitë shumëkombëshe nuk kanë nevojë as për leje apo miratim nga ndonjë qeveri e huaj”, shton më tej ajo.

Top Channel

PORTOKALLI Portokalli - AG SHOW - Bileta