
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka reaguar pas lajmit tragjik se trupat e pajetë të tre ushtarëve të humbur amerikanë janë gjetur në Lituani.
Në një postim në rrjetin social X, kryeministri tha se lutjet dhe mendimet janë me familjet e viktimave dhe shtoi se Shqipëria qëndron si gjithmonë në krah të SHBA-së.
Postimi i plotë
Lajm tragjik nga Lituania. Humbja e ushtarëve amerikanë gjatë stërvitjes së fundit ushtarake është një kujtesë e dhimbshme e rreziqeve që mbartin ata që shërbejnë. Mendimet dhe lutjet tona janë me familjet e tyre. Si gjithmonë, Shqipëria qëndron në krah të Shteteve të Bashkuara dhe Komandantit të saj të Përgjithshëm.
Tragic news from Lithuania. The loss of U.S. soldiers during the recent military exercise is a painful reminder of the risks borne by those who serve. Our thoughts and prayers are with their families. As always, Albania stands with the United States and its Commander-in-Chief…
— Edi Rama (@ediramaal) March 31, 2025
Top Channel