Lufta në Ukrainë/ “Kemi shkuar gjithmonë mirë”, Trump “zbut” tonet me Putin: E njoh prej kohësh, nuk do të tërhiqet nga…

31/03/2025 07:12

Duket sikur presidenti amerikan Donald Trump po ‘zbut’ tonet me homologun e tij rus, Vladimir Putin.

Në një intervistë për NBC, republikani u shpreh se i beson presidentit rus që të bëjë gjënë e duhur për të arritur një marrëveshje paqeje për luftën në Ukrainë.

“Nuk besoj se do të kthehet në fjalën e tij. Ju po flisni për Putinin. Unë nuk mendoj se ai do të tërhiqet. Unë e njoh prej kohësh. Kemi shkuar gjithmonë mirë”, tha presidenti amerikan.

Intervista në NBC

Disa orë më parë, në një deklaratë për NBC, Donald Trump tha se ndihej “shumë i zemëruar ” pas deklaratave të fundit të Vladimir Putin, i cili vuri në dyshim besueshmërinë e presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky.

Duke folur me telefon për rrjetin amerikan, Trump kritikoi presidentin rus për propozimin e tij për të krijuar një qeveri kalimtare në Kiev, që do të nënkuptonte rrëzimin e Zelenskyt nga pushteti. “Kjo nuk është rruga e duhur”, theksoi ai.

Presidenti amerikan paralajmëroi se nëse nuk arrin një marrëveshje me Moskën për të ndalur gjakderdhjen në Ukrainë dhe nëse gjykon se Rusia është përgjegjëse – “edhe pse mund të mos jetë” – atëherë ai synon të vendosë tarifa dytësore për naftën ruse. “Kjo do të thotë se nëse blini naftë nga Rusia, nuk do të jeni në gjendje të bëni biznes në Shtetet e Bashkuara”, tha ai. Siç sqaroi ai, tarifat do të variojnë nga 25% deri në 50% për çdo eksport të naftës ruse.

Top Channel

PORTOKALLI Portokalli - AG SHOW - Bileta