Inskenoi vdekjen e tij! Davide Pecorelli kthehet në Shqipëri! Do të vuajë dënimin me 4 vite burg për mashtrim

31/03/2025 15:34

Biznesmeni italian, Davide Pecorelli, që inskenoi vdekjen e tij në qytetin e Pukës për t’i shpëtuar borxheve, brenda pak ditësh do të ekstradohet në Shqipëri për të vuajtur dënimin.

Vendimi u mor nga ministri italian i Drejtësisë, Carlo Nordio, pasi Gjykata e Apelit në Perugia dha dritën jeshile për ekstradimin e biznesmenit, në maj të vitit të kaluar.

Në një reagim për mediat italiane, biznesmeni Pecorelli, tha se nuk do ta apelojë vendimin.

Vendimi i ministrit më befason. E pranoj, por jam seriozisht i shqetësuar për katër fëmijët e mi, dy prej të cilëve janë të mitur, babai im 90-vjeçar dhe vëllai im 60-vjeçar, të dy me aftësi të kufizuara. Por mendoj të mos apeloj, preferoj të shkoj në Shqipëri“, ka thënë ai.

Biznesmeni do të merret në paraburgim nga policia shqiptare dhe do të transferohet në burg, ku mund të vendoset një dënim alternativ gjatë 48 orëve të para të paraburgimit, në pritje të procesit të apelimit. Në Prill të vitit të kaluar, gjykata e Shkodrës e dënoi atë me 4 vite burg me akuzën e mashtrimit, zjarrvënies dhe shpifjes.

Biznesmeni u zhduk në janar të 2021 në Pukë, ku u gjet e djegur makina që ai kishte marrë me qira, brenda së cilës u gjetën edhe mbetje skeletore. Ndërsa autoritetet shqiptare dhe italiane hetonin për ngjarjen në Pukë, biznesmeni italian ishte vendosur në qytetin bregdetar të Vlorës, ku jetoi i fshehur për disa muaj.

Në Vlorë, ai bëri miq shqiptarë, të cilëve iu ishte prezantuar si shkrimtar me emrin Kristiano, dhe që iu kishte thënë se po shkruante një libër për Kontin e Montekristos. Kur të gjithë e dinin të vdekur, Davide Pecorelli, u shfaq në një gomone pranë ishullit Montecristo, duke tronditur jo pak e duke sjellë me vete edhe ‘historinë’ se ku kishte qenë dhe çfarë kishte bërë përgjatë 9 muajve që ishte shpallur i zhdukur. “Po kërkoja një thesar”, tha ai, deklaratë që habiti jo pak, thuajse aq sa edhe rishfaqja e tij.

FOTO GALERI
1/3

Top Channel

PORTOKALLI Portokalli - AG SHOW - Bileta