Hamasi torturon e vret protestuesin, trupin e lë tek dera e familjes si paralajmërim!

31/03/2025 11:26

Hamasi akuzohet se ka torturuar deri në vdekje një protestues palestinez dhe trupin e pajetë të të riut e la lënë në pragun e derës së shtëpisë së tij, si një paralajmërim kundër familjes së viktimës që të mos guxojë të ndërmarrë më ndonjë veprim publik kundër tij.

Mediat britanike shkruajnë se Uday al-Rabbay është rrëmbyer nga grupi terrorist në mesin e valës së protestave kundër Hamasit, pjesëmarrësit e të cilave kërkuan që ky grupim të heqë më në fund dorë nga kontrolli i Gazës. Trupi i torturuar i Uday-it iu kthye familjes disa ditë pas rrëmbimit të tij.

Mazen Shat, një oficer i lartë policie i lidhur me Fatahun në Ramallah,  dhe një kritik i zëshëm i Hamasit, tha për The Telegraph i riu  ishte torturuar për orë të tëra dhe në trupin e tij kishte plagë të hapura.

“Uday u martirizua nga kriminelët e Hamasit, dhe për cfarë arsyeje? Sepse tha të vërtetën, sepse nuk pranoi të heshtë ndaj padrejtësive, sepse nuk u gjunjëzua para Hamasit. Dhe e vërteta është se Hamasi po i shtyp njerëzit në mënyrë brutale. I vunë litarin në fyt dhe e tërhoqën zvarrë deri te dera e shtëpisë, ku i thanë familjes se ky është dënimi për ata që ankohen për Hamasin”, u shpreh Mazen Shat.

Javën që shkoi, mijëra palestinezë marshuan mes rrënojave në veri të Gazës me thirrje kundër Hamasit, në një shfaqje të rrallë të zemërimit publik kundër grupit militant.

Protestat e mbajtura në disa qytete përfshirë Beit Lahiya, Gaza City dhe Khan Younis, përcollën kryesisht indinjatën kundër konfliktit, me protestuesit që bënin thirrje për fundin e 17 muajve luftimesh shkatërrimtare me Izraelin që e kanë bërë jetën e tyre në Gaza të padurueshme.

Top Channel

PORTOKALLI Portokalli - AG SHOW - Bileta