
Elon Musk u ka shpërndarë çeqe prej 1 milion dollarësh votuesve në Wisconsin pas refuzimit të gjykatës supreme të këtij shteti për të ndërhyrë në këtë çështje.
Lëvizja e miliarderit vjen pak përpara zgjedhjeve të shumë kontestuara të Gjykatës së Lartë në Wisconsin, të cilat mbahen të martën. Votimi, që mund t`ia rikthejë kontrollin e kësaj gjykate republikanëve, është shndërruar në temë të nxehtë debati ndërsa këto po përshkruhen si zgjedhjet gjyqësore më të shtrenjta në historinë e SHBA-së.
Prokurori i Përgjithshëm demokrat i Wisconsinit Josh Kaul kishte kërkuar të ndalohej shpërndarja e çeqeve, me argumentin se në këtë mënyrë Musku ishte duke shkelur ligjin vendas që ndalon dhuratat në këmbim të votave. Por vete manjati insistoi në fjalimin e tij se “ne duam që gjyqtarët të bëjnë në mënyrë të paanshme punën e tyre”, përpara se tu ndante dy çeqe 1 milion dollarëve votuesve që kishin nënshkruar peticionin për të ndaluar ata që përshkruheshin si gjyqtarë “aktivistë”.
Përpjekjeve të prokurorit për ta paraqitur dhurimin si një tentative të jashtëligjshme blerjeje të votës, avokatët e Muskut iu përgjigjën me arsyetimin se Kaul “po frenon diskursin politik të Musk dhe po kufizon të drejtat që i jep atij Amendamenti i Parë”. Avokatët e Musk shtuan se pagesat synonin nxitjen e një lëvizjeje që kundërshton në parim aktivizimin tek gjyqtarët, dhe nuk i referohet as pro e as kundër ndonjë kandidati në mënyrë të veçantë.
Gara për Gjykatën e Lartë të Wisconsin po shihet nga vëzhguesit politikë si një referendum për mandatin e dytë të Trump, vetëm disa muaj pas betimit të tij.
Top Channel