Tërmeti në Mianmar dhe Tajlandë, bilanci thellohet i viktimave! Regjistrohen dhe dy lëkundje të tjera nga 5,1 ballë!

30/03/2025 08:45

Numri i të vdekurve nga tërmeti me magnitudë 7.7 ballë i shkallës Rihter që tronditi Mianmarin dhe Tajlandën të premten (28 mars) është rritur në mënyrë dramatike.

Numri i fundit i viktimave sipas autoriteteve në vend flet për mbi 1600 të vdekur, 3408 të plagosur dhe 139 të zhdukur.

Megjithatë, sipas vlerësimeve të Shërbimit Gjeologjik të Shteteve të Bashkuara (USGS), viktimat mund të arrijnë në 10,000. Në fakt, gërmimet vazhdojnë pa u ndalur mes rrënojave, duke kërkuar për të mbijetuar, por më shpesh për trupa të pajetë.

Ashtu si 12 fëmijët dhe mësuesja e tyre që u tërhoqën nga pjesa e mbetur e çerdhes së tyre, rajoni Mandalay, ku ishte edhe epiqendra e tërmetit.

Por frika dhe paniku nuk kanë kaluar ende për banorët. Pasi dy tërmete të tjerë kanë goditur Mianmarin në orët e fundit, pas atyre shumë të fuqishëm (7.7 dhe 6.4) të premten: në orën 10.20 me orën lokale (03.50 me orën europiane) Instituti Amerikan Gjeosezmik (USGS) regjistroi një tërmet me magnitudë 5.1 ballë afër kryeqytetit Naypyidaw, në veri të Mandalay, informon “La Repubblica”.

Kurse numri i të vdekurve në Bangkok nga tërmeti është rritur në 17, thanë autoritetet e qytetit. Autoriteti Metropolitan i Bangkok tha se 32 persona u plagosën dhe 83 rezultojnë të zhdukur, kryesisht në vendin e ndërtimit të kullës 30-katëshe, që u shemb në tërmetin e së premtes.

Qentë Sniffer janë vënë në aksion dhe po kërkojnë të mbijetuar nën rrënojat e një ndërtese të shembur në Bangkok.

Kurse Mbretëria e Bashkuar ka premtuar 10 milionë funte në ndihmë humanitare për Mianmarin, pas një tërmeti që vrau më shumë se 1600 njerëz dhe shkaktoi dëme të gjera në të gjithë vendin.

Top Channel

PORTOKALLI Portokalli - AG SHOW - Bileta