“Simbol i Athinasë”/ Rama i përgjigjet Berishës nga Athina: Nuk bëhet fjalë për të njëjtin buf! Nuk e kemi trashëgimi nga qytetërimi, por peshqesh nga diktatura komuniste

30/03/2025 17:22

Nga Athina, ku zhvilloi një takim me emigrantët, kryeministri Edi Rama iu përgjigj kryedemokratit Sali Berisha që tha se ndihet i kënaqur me epitetin e bufit që i ka vënë Rama, pasi bufi është simbol i Perëndeshës greke të luftës dhe mençurisë, Athinasë.

Teksa ironizoi Berishën, kryesocialisti tha se nuk bëhet fjalë për të njëjtin buf.

Doli (Berisha) dhe tha që ishte krenar se ishte buf. Bufi ka qenë simbol i Athinasë dhe simboli i urtësisë dhe bukurisë dhe ju e dini vetë sa super-seksi që është, por problemi është që nuk bëhet fjalë për të njëjtin buf. Bufi i grekëve dhe romakëve, ishte ai që quhej bufi i vogël, ndërkohë ky bufi ynë është ai që populli thotë: ‘Ç’më rri aty o buf kënete’. Ai bufi ynë mbizotëron në një llum që i ka penguar shqiptarët për kaq shumë vite. Dhe atë bufin në Tiranë nuk e kemi trashëgimi nga qytetërimi ynlë i vetëm, por peshqesh nga diktatura komuniste“, u shpreh Rama nga Athina.

Top Channel

PORTOKALLI Portokalli - AG SHOW - Bileta