Rama publikon videon me personazhet e politikës të animuara, kryeministri: Për bufin dhe shokët e tij

30/03/2025 12:53

Kreu i qeverisë, Edi Rama, ka vijuar ironizimin e opozitës, teksa sot ka publikuar një video me kukulla të animuar, ku personazhe janë ai vetë, Sali Berisha, Adriatik Lapaj dhe Lulzim Basha.

Në këtë krijim me titull “Bufi dhe Tiku drejt Bashkimit” shfaqen personazhet e politikës, të cilët diskutojnë për Shqipërinë në Bashkimin Evropian, por mes ironive dhe sarkazmës me njeri tjetrin.

Rama thotë se zgjodhi ta publikojë këtë video në ditën Tradicionale të Teatrit të Kukullave.

“MIRËMËNGJES dhe duke i falenderuar dy të rinjtë që ma dërguan këtë krijim të bukur, për Bufin dhe shokët e tij, si edhe duke ua plotësuar dëshirën që ta ndaj me të gjithë ju, pikërisht në ditën tradicionale të Teatrit të Kukullave, ju uroj të diel të buzëqeshur”, shkruan Rama.

Top Channel

PORTOKALLI Portokalli - AG SHOW - Bileta