Punëtorë të huaj në Fier! Bizneset ankohen se të rinjtë shqiptarë nuk e duan punën fizike, zgjidhjen e gjejnë tek indianët

30/03/2025 13:27

Mungesa e fuqisë punëtore është bërë një sfidë e përditshme për bizneset në vend, veçanërisht në sektorët që kërkojnë angazhim fizik.

Të rinjtë shqiptarë shpesh refuzojnë të punojnë në këto profesione, ndaj dhe bizneset kanë gjetur zgjidhje tek punëtorët e huaj, të cilët jo vetëm që pranojnë këto punë, por edhe vlerësojnë mundësitë që u ofrohen. Ky punëdhënës thotë se rekrutimi i punëtorëve të huaj ka qenë i domosdoshëm për vazhdimin e aktivitetit.

“Ne kemi ofruar kushte të mira pune dhe paga konkurruese, por, fatkeqësisht, të rinjtë shqiptarë nuk janë të interesuar. Kjo na ka detyruar të shohim për mundësi të tjera dhe të punësojmë punëtorë nga jashtë”, shprehet një prej punëdhënësve.

Sing Rashpal dhe Rakesh Kumar, dy të rinj nga India, janë ndër punëtorët që kanë gjetur një mundësi punësimi në Shqipëri. Ata shprehen të kënaqur me kushtet e punës dhe mikpritjen që kanë marrë.

“Ne ndihemi shumë mirë këtu. Njerëzit janë miqësorë dhe na trajtojnë me respekt. Punëdhënësi ynë ka zbatuar të gjitha kushtet e kontratës dhe na ka siguruar gjithçka që na nevojitet për të punuar dhe jetuar në Shqipëri”, tha ai.

Ndërsa sfida për gjetjen e punëtorëve vendas vijon, punëtorët e huaj po bëhen një pjesë e rëndësishme e tregut shqiptar të punës. Për ta, Shqipëria nuk është vetëm një vend pune, por edhe një ambient ku ndihen të vlerësuar dhe të motivuar për të ndërtuar një të ardhme më të mirë.

Top Channel

PORTOKALLI Portokalli - AG SHOW - Bileta