Nga Athina, Rama kërkon votën e Diasporës: Keni thënë mirëmëngjes kur ju thoshin plaç! Sot, meritoni respektin që nuk ju kanë dhënë

30/03/2025 16:59

Kryeministri Edi Rama kërkoi votën e shqiptarëve të Diasporës, gjatë takimit me emigrantët në Athinë këtë të diel pasdite.

Rama u shpreh se i njeh të gjitha sfidat dhe vështirësitë, madje dhe poshtërimet, me të cilat janë përballur shqiptarët në Greqi. “Ju meritoni të merrni respektin që nuk ju kanë dhënë”, tha kryesocialisti, duke argumentuar se nëse Shqipëria bëhet pjesë e BE-së, ata do të jenë të barabartë me të gjithë shtetasit europianë.

“Shqipëria është një vend ku njerëzit bëjnë zgjedhjet e tyre të lira dhe shkojnë në një vend tjetër për një jetë më të mirë. Duke ardhur këtu në Greqi, ju bëtë një zgjedhje shumë të guximshme dhe të vështirë. Bëtë një zgjedhje që t’i hynit detit me këmbë. Por duke bërë këtë zgjedhje, ju shtuat fuqitë e Shqipërisë atje që të ngrihet dhe të ecë më shpejtë. Tani unë dua t’ju them një gjë, nëse doni të dini se për çfarë ka nevojë Shqipëria më 11 maj, të çoheni një moment dhe të bëni historikun e thjeshtë tuajin dhe familjes tuaj. Të ktheheni një moment mbrapa dhe të merrni pak minuta për të gjithë kapitujt e jetës këtu. Të gjithë kanë parë momente të rrugës, ku vështirësitë, ku poshtërimet kanë qenë të patregueshme dhe për të ardhur në ditën që fqinjët tuaj rreth e rrotull që ju t’ju thoni mirëmëngjes, ju është dashur të luftoni gjatë, sepse keni thënë mirëmëngjes kur ju thoshin plaç. Sot të gjithë ju i jeni imponuar lagjes, rrugës, atij këndit ku hyni dhe dilni përditë me fëmijët tuaj, sepse sot ju keni arritur të jepni respekt siç keni dhënë gjithmonë, por të merrni respekt siç nuk merrnit në krye të herës”.

Top Channel

PORTOKALLI Portokalli - AG SHOW - Bileta