“Mbulohet” nga flakët makina në Sarandë, momente paniku për drejtuesin e mjetit dhe familjen e tij

30/03/2025 20:38

Një makinë tip Benz Mercedes ka marrë flakë në rrugën nacionale Jorgucat-Sarandë rreth orës 18:30 Ngjarja ka ndodhur në Qafën e Muzinës.

Drejtuesi i mjetit, Kristaq Thoma nga Saranda udhëtonte me familjen bashkëshorten dhe një fëmijë.

Ata kanë dalë menjëherë nga automjeti pasi ka vënë re që mjeti u nxeh.

Menjëherë më pas automjeti ka shpërthyer në flakë dhe është djegur plotësisht. Fatmirësisht të gjithë anëtarët e familjes Thoma kanë shpëtuar pa lëndime.

Policia që mbërriti në vendngjarje ka nisur një hetim për shkaqet e që mund të kenë nxitur zjarrin e që paraprakisht dyshohet se kanë të bëjnë me gjendjen teknike të mjetit.

Top Channel

PORTOKALLI Portokalli - AG SHOW - Bileta