EMRI/ Me mbi 8 kg drogë në makinë, arrestohet në Laprakë 56-vjeçari! Në banesë iu gjet edhe armë
30/03/2025 11:34
Shërbimet e Policisë, pas marrjes së informacionit se një shtetas po transportonte një sasi kanabisi të cilën e posedonte me qëllim shitjen janë vënë në ndjekje të tij dhe në rrugën “Pandi Dardha”, Laprakë, kanë ndaluar, automjetin tip “Audi A3” me drejtues 56-vjeçarin, Taulant Çyço.
Gjatë kontrollit në automjetin tip “Audi A3”, u gjetën të fshehura në bagazh, 8 kg e 45 gram kanabis, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale së bashku me automjetin.
Në vijim të veprimeve, gjatë kontrollit të banesës, iu gjet e iu sekuestrua një armë gjahu pa leje.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë Tiranë, për veprime të mëtejshme
Top Channel